Veliu pret Gashin e Rexhën, diskutojnë për numrin e madh të aksidenteve
Kryetari i KOmunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.
Veliu ka njoftuar se gjatë takimit, të tre shprehën shqetësim për numrin e madh të aksidenteve që po ndodhin në rrugë dhe përkrahën krijimin e “Task Forces” për siguri në komunikacion.
Po ashtu, në takim është diskutuar për rolin dhe angazhimin e policisë në mbrojtjen e pronës publike dhe private, veçmas në mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë.