Vëllau i Valon Berishës shënoi në humbjen e Rapid nga Rangers
Rangers ka regjistruar fitoren e parë të këtij sezoni në Europa League.
Skuadra e Steven Gerrard arriti ta mposhtë Rapidin e Vjenës me rezultat, 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në ”Ibrex Stadium”.
Kështu me këtë fitore, skocezët ngriten në vendin e parë me 4 pikë, duke lënë austriakët në vendin e dytë me 3 pikë, transmeton IndeksOnline.
Golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Veton Berisha.
Berisha, anësori me prejardhje kosovare, startoi nga minuta e parë, teksa në minutën e 72-të u largua nga loja.
Përndryshe, Vetoni është vëllau i reprezentuesit të Kosovës, Valon Berishës, por për dallim nga vëllau, ai përfaqëson Norvegjinë./IndeksOnline/