00:16 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Vëmendja nga BMW, prezantohet M8 e re [Foto/Video]

Gjiganti gjerman BMW prezantoi në sallonin e automobilave në Gjenevë, konceptin M8 Grand Coupe.

Nga Munihu pohojnë se ai përfaqëson një risi krejtësisht të re sa i përket linjës luksoze M.

Koncepti M8 Grand Coupe ka maskë të zezë të përparme, e cila pritet të jetë standarde edhe për modelet e ardhshme.

“Ai është i dizajnuar në atë mënyrë që të tërheqë njerëzit që kërkojnë diçka të veçantë”, ka thënë Domagoj Dukec nga kompania BMW.

BMW Koncept M8 Grand Coupe paralajmëron Serinë e re 8, e cila do të prezantohet vitin e ardhshëm./IndeksOnline/