09:25 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Vesa Luma në dietë! Thotë se po “vdes urie” (Foto)

Vesa Luma ka vendosur që të ndërmarrë një hap më tej për shëndetin e saj, transmeton Indeksonline.

Bazuar në imazhet e publikuara nga vet Vesa në llogarinë e saj në “Instagram” e shohim se ajo ka hyrë në një lloj “Diete” e cila ju ndihmojë që të përmirësoni dukjen tuaj. Kjo arrihet duke ngrënë të njëjtat ushqime për tre ditë e si rezultat do të përmirësohet lëkura juaj, do fitoni energji dhe do të bini në peshë.

Vesa tashmë ka kaluar edhe ditën e dytë të “Detoxin” me sukses, dhe është shprehur shumë e kënaqur me veten për një arritje të tillë.

“Po vdes urie por mund t’ia dal, dita 2” kishte shkruar Vesa në këtë postim të saj.

Ndryshe, këngëtarja gjithmonë është njohur për format e saj më të mbushura dhe problemet me peshën./Indeksonline/