17:39 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli në konakun e Demaçit, ka një falënderim për të (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot Adem Demaçin.

Veseli ka vizituar atë në konakun e tij e që sipas tij ishte një takim emocional për ta falënderuar dhe për t’a uruar 10 vjetorin e pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë.