12:32 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Veseli për zhdukjen e dy policëve: Lajm që i ka pikëlluar të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar se aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.

“Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth. Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve”, ka shkruar ai në facebook.