19:33 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vettel “pole position” në Gjermani, Hamilton përfundon duke shtyrë Mercedesin

Lewis Hamilton i ka mbyllur si mos më keq provat zyrtare në pistën gjermane të Hokenhajmit. Britaniku u tërhoq pas përfundimit të sesionit të parë kualifikues, pasi pati disa dalje nga pista duke mos e mbajtur dot kontrollin e makinës.

Hamilton dëmtoi pjesën e poshtme të makinës, saqë konstruktorët i thanë që të rikthehej në bokse. Ai zbriti nga automjeti i tij dhe filloi ta shtynte vetë. Ai do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 14-të.

Në provat zyrtare, ishte gjermani Vettel që i mbylli i pari, me kohën 1 minuta, 11 sekonda e 212 të qindtat. Më pas, ishte Botas që u rendit në vendin e dytë, dhe ferraristi tjetër, Raikonen i treti.