11:14 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Veturat luksoze të deputetit të AAK-së

Në deklarimin e pasurisë së luajtshme, deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi ka treguar se posedon një veturë të tipit “Audi A8” e vitit 2016, që kap shumën 50 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Vetura tjetër luksoze, është një “BMW” me vlerë 25 mijë euro, e të cilën e posedon një nga fëmijët e tij.

Veturën e tipit “Golf 4”, që po ashtu e posedon një nga fëmijët e deputetit, arrin vlerën 8 mijë e 500 euro.

Ndryshe, deputeti ka dy banesa, një me vlerë 72 mijë e 800 euro, kurse tjetrën në Prishtinë me vlerë 168 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Oborri dhe shtëpia e trashëguar e Kuqit kapin shumën 458 mijë euro.

Ai ka lokal afarist me vlerë 270 mijë euro, tokë me vlerë 90 mijë euro dhe pllacë që kap shumën 50 mijë euro./Indeksonline/