13:43 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vidal largohet nga kampi stërvitor i Bayernit [Video]

Arturo Vidal u largua nga kampi stërvitor i Bayernit pranë liqenit Tegernsee në Bavari dhe zërat cdo e herë e më shumë e dërgojnë në Barcelonë.

Sipas informatave nga media gjermane Sport1, lojtari la stërvitjen duke hypur në një furgon. Ai shkoi në hotel ku skuadra po qëndron përpara ndeshjës së nesërme kundër Manchester United.

Mediat aludojnë në thashethemet sipas të cilave Barcelona mund të shpallë nënshkrimin sot.

Gazeta britanike “The Guardian” kishte raportuar ndërkohë se Vidal kishte kaluar tashmë një rishikim mjekësor në Barcelonë. /IndeksOnline/