10:11 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Vidhen 16 armë në poligonin e shenjëtarisë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj, të cilët dyshohen se kanë vjedhur disa armë në një poligon të shenjëtarisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një shqiptar dhe një maqedonas, pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në poligonin e shenjtërisë dhe nga aty kanë vjedhur gjashtëmbëdhjetë armë të ndryshme. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë me targa të Shkupit në të cilën gjendeshin armët e vjedhura. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/