09:52 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vidhen instrumentet muzikore në teqen e Gjakovës

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (teqe) në rrugën “Mihail Grameno” në Gjakovë.

Sipas tij ata kanë vjedhur disa instrumente muzikore të cilat shërbenin për rituale fetare.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.