14:50 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Fesivalin e RTSH-së

Kënga “Natën e mirë”, e këngëtares Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Fesivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të repektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit.

Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti!/Indeksonline/