10:35 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

VIP-at shqiptarë pre e lajmeve ‘FAKE’, kush duhet t’i ndëshkojë portalet e rrejshme?

Qasja e lehtë dhe komunikimin në rrjete sociale përmes përdorimeve teknologjik ka mundësuar që çdo kush të ketë më të lehtë qasjen në to por edhe kështu të rritë prodhimin e lajmeve ‘fake’ dhe përhapjen e shpejtë të tyre.

Media e cila konsiderohet si pushteti i katërt, sot ka zbehur imazhin e saj përmes qindra portaleve. Disa nga këta portale përshkak të klikimeve dhe interesave vazhdimisht të publikojnë lajme të cilat nuk kanë kurrfarë baze dhe s’përkojnë me realitetin.

Disa nga mediat online shpesh herë nuk e respektojë kodin etik dhe përmbajtja e lajme të publikuara nuk kanë përmbajtje aspak profesionale, ndërsa përgjegjësinë për këto lajmet që shpërndahen, e të cilat janë pa burime dhe të pa konfirmuara, nuk e mbanë askush, shkruan Indeksonline.

Pre e këtyre lajmeve kanë rënë edhe disa nga emrat e njohur të estradës tonë të artit, këngëtarët dhe aktorët e njohur shpesh herë janë përballur me lajmet më të tmerrshme të cilat kanë qenë jo të vërteta e që kanë bërë që ata të reagojnë për ti demantua, lista e personazheve publike që u përballen me lajme të tilla është e gjatë mirëpo më poshtë janë vetëm disa nga emrat që vendosën të reagojnë përball këtyre lajmeve.

Një rasti i fundit ishte edhe lajmi për përfshirjen në aksident të këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku. Kjo ka shqetësuar çiftin e njohur ndërsa ka reaguar aktori i njohur përmes një statusi ku ka akuzuar portalin në fjalë për lajmi.

‘Gjithçka ka një limit, deri këtu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo një titull për disa klikime me shume. Turp dhe injorancë e madhe te abuzosh ne këtë mënyre. Lavdi Zotit jemi mire vete, por po na le zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjaret duke lexu këto idiotsina qe përhapen pa filtra.’, ka shkruar Besi në reagimin e tij.

E me një lajm i cili nuk kishte të bënte asgjë me realitetin ishte përballur edhe legjenda e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu. Kohë më parë në media kishte qarkulluar një lajm për vdekjen e tij, fatmirësisht kjo nuk ishte e vërtet dhe për këtë kishin reaguar menjëherë familjarët e këngëtarit.

Ishte reja e Sabriut, Ariana Fejzullahu e cila në një status për rrjete sociale ku edhe kishte akuzuar për shpifje portalin që e përhapi lajmin duke akuzuar se nuk mund të caktosh atë që Zoti se ka bërë dhe urojnë gjëra të tmerrshme për dikë vetëm për përfitime personale.

Ndërsa, me një lajm të tillë para disa kohe ishte ballafaquar edhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi, disa raportime ‘fake’ kishin shpërndarë lajmin për vdekjen e bashkëshortes së tij, lidhur me këtë lajm aspak të vërtet ishte deklaruar vetë këngëtari.

Xeni përmes një postimi në ‘Facebook’ kishte sqaruar të gjithë situatën duke deklaruar se i vinte keq për shqetësimet që u krijuan nga ky lajm.

“Familjare, miq, dashamire , shoke…po qarkullon ne nje portal se kam pas enje fatkeqësi por s’është e vërtetë.., rrini pa merak se jemi gjithë familja shëndosh e mirë, me vjen keq për shqetësimet që ju kanë sjell” kishte shkruar këngëtari.

Edhe xhudistja Majlinda Kelemendi ishte bërë pjesë e një ‘fake news’, sipas një profili fallc në ‘Facebook’ me emrin e saj i cili shkroi se asaj i ishte kurdisur loja me një serb, mirëpo ky lajm nuk ishte aspak i vërtet dhe për këtë kishte treguar trajneri i Majlindës, Driton Kuka.

Kuka kishte reaguar ashpër në një status ku edhe kërkonte që të ndërmerreshin masa nga organet kompetente.

“Majlinda s’ka Facebook, as Instagram as asnjë rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matarapazët e mashturesit me emër të Majlindës! Ju lutem që ky status të publikohet dhe të luftohet kjo dukuri në emër të Kampiones tonë. Të gjithë e dinë që Majlinda s’ka fb prandaj lajmi i dhënë prej disa portaleve është jo korrekt dhe për përfitime të ulëta!”, kishte shkruar Driton Kuka atëkohë.

Mirëpo, dukuria e lajmeve të rrejshme po vazhdon të mbetet sfidë në vete për mediat kosovare e cila për shkak të përfitimeve në klikime dhe interesa personal po bënë që mediat sot të jenë akoma në një gjendje të vështirë dhe karshi këtyre lajmeve të zbehet besimi në to./Indeksonline/