20:32 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Viti 2017; Vit i martesave, ndarjeve dhe i mortit!(Foto)

Viti 2017 mund të quhet vit i martesave, ndarjeve dhe i mortit.

Edhe ky vit shënoi një numër të madh ngjarjesh e thashethemesh për ata që gjithnjë janë në qendër të vëmendjes.

Të famshmit janë ata që gjithnjë qëndrojnë në kryetitujt e mediave rozë, ndërsa edhe këtë vit që po e lëmë pas ndodhën jo pak gjëra sa i përket show biz-it vendor.

Indeksonline sjellë ngjarjet të cilat bën bujë dhe që do të mbesin në kalendarin e vitit 2017.

Po e nisim me dasmat më të përfolura pasi që pati shumë këngëtarë e fytyra publike që i dhanë fund beqarisë. E në mesin e dasmave që bën bujë mediat ishte ajo e Xhensila Myrtezajt e Bes Kallakut, ku çifti organizuan një festë madhështore në Pallatin e Brigadave në Tiranë mes një numër të madh mysafirësh.

Po kaq e përfolur ishte edhe ajo e Getoar Selimit e Marina Vjollcës. Çifti dasmën e organizuan në plazhin e detit Adriatik.


Por dasma më interesante ishte ajo e moderatorit kosovar Labinot Gashit, i cili e mori nusen e tij, Qëndresën me tren.

Një bujë të madhe mediatike pati edhe fejesa e më pas martesa e këngëtares shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri. Këngëtarja e cila ende po vazhdon ta mbaj larg syrit të publikut bashkëshortin e saj, i cili thuhet se është avokat dhe biznesmen maqedonas. Ndërsa emri i tij është Serjozh Marko.

Jo fejesë, por ndoshta në vitin 2018 mund të presim nga Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi. Çifti kanë publikuar lidhjen e tyre gjatë vitit 2017, ndërsa shfaqen tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Madje ata nuk hezitojnë që dashurinë ta shprehin as nëpër intervista e rrjete sociale.

Përveç bashkimit të zemrave, këtë vit pati edhe ndarje! Por ajo që “shokoi” mediat dhe opinionin ishte ndarja e banorëve të Big Brother Xhenit dhe Bernardit, të cilët u lidhën në shtëpinë më të përfolur shqiptare, ndërsa muaj më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Krizë por tw llojit tjetër pati edhe labeli “Baba Stars”. Ishte menaxheri i Cozman-it dhe Skivit, Albert Krasniqi i cili publikoi një bisedë mes tij dhe Getoar Selimit, në të cilin ai akuzon reperin që të gjitha datat e koncertit po i merr për vete dhe Majkun duke lënë pas reperët e tjerë të grupit. Ky incident e bëri Albertin të largohet nga “Baba Stars”.

Një ngjarje tjetër që u komentua mjaftë shumë ishte edhe lindja e fëmiut të Tunës me të dashurin e saj Patris Berishën. Prindi janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.

Show biz-i shqiptar këtë vit pati edhe lajme të kobshme. Ndarja e papritur nga jeta e ish-banores së Big Brother Adelajda Xhamani dhe aktorit kosovar të mirënjohur Blerim Peci ka tronditur gjithë opicionin./Indeksonline/