15:30 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Vjen edhe bashkëpunimi i shumëpritur ‘Xixa-xixa’ nga Gjiko e Ledri (Video)

Mbrëmë reperi i talentuar Gjiko ka lansuar albumin e tij ‘Energjiko’. Projekt ky që qysh në orët e para po pëlqehet jashtëzakonisht shumë, ndërsa po shkarkohet më të madhe, teksa vazhdojnë klikimet të shtohen në kanalin ‘Youtube’ në këngët e publikuara, shkruan Indeksonline.

Në mesin e 5 bashkëpunimeve, s’kishte si të mungonte as një duet me reperin Ledri Vula, një nga emrat më të suksesshëm shqiptar.

Kjo këngë sakaq u lansua sot në kanalin Youtube dhe mban titullin ‘Xixa-Xixa’.

Kur jemi tek Ledri kujtojmë që ai shumë shpejtë vjen me projektin e ri në bashkëpunim me Butën, klipi i së cilit është realizuar në Amerikë nga kompania prestigjioze amerikane ‘Perfect Picture’./Indeksonline/