16:19 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vjen urimi i Gjikos për gruan e tij, sapo konfirmoi se do bëhen prindër

Mbrëmë me një dasmë madhështore Elita Rudi dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre tre vjeçare.

Çifti sollën atmosferë, duke argëtuar mysafirët më muzikë të zhanreve të ndryshme, duke nisur nga ajo popullore e deri tek ato komerciale, shkruan Indeksonline.

Por, Gjiko sot vjen me postimin e parë të ditës së tij më të rëndësishme.

Ai ka publikuar një fotografi me bashkëshortën e tij, Elitën ku shkruan:

Sapo i vum themelet e familjes tone ! ishalla me shume beba gruja jem!

Një urim ky që në një mënyrë konfirmon se çifti do të bëhen prindër së shpejti, por edhe ëmbësira e dasmes ishte në formë të engjëllit, që simbolizon fëmijën./Indeksonline/