10:57 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani pyet Pacollin, për mos emërimin e diplomatëve në qytetet Evropiane

Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani në mbledhjen e këtij komisioni ku po raporton ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, e ka pyetur atë se cila është arsyeja që nuk janë emëruar shefat e misioneve diplomatike deri më tani, dhe se a mendon se po jepet një imazh negativ, raporton Indeksonline.

“Mungesa e emërimit të shefave të misioneve, në Tiranë, Pragë dhe Stokholm. A mendoni se po jepet  mesazh negativ. Sa i përket Çekisë, pse MPJ ka dërguar shkresë për ta tërhequr emrin e propozuar nga ky Komision”, ka thënë Osmani. /Indeksonline/

Temat: