16:37 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vlora Çitaku takohet me Sekretarin e Shtetit, thotë se kemi fat që SHBA na mbështet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka takuar sot sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Çitaku ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet bashkë me ish-shefin e CIA-s, Pompeon, që tash është sekretar i Shtetit.

“Pata kënaqësinë që ta takoj sekretarin e shtetit Mike Pompeo”, shkroi ambasadorja në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo tha se Kosova ka përkrahjen edhe nga administrata e Presidentit Trump, dhe Pompeo është një nga njerëzit në krye të shtetit që e njeh mirë Kosovën.

“Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane”, thuhet më tej në postimin e Çitakut.