09:44 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vodhën raki e mish, arrestohen dy serbë në Osojan

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, kosovarë/serbë  në fshatin Osojan të Istogut, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur dy bateri të traktorit, një kazan rakie, 54 litra raki dhe një sasi të mishit.

Policia e Kosovës thotë se me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me këtë rast ende janë duke vazhduar./Indeksonline/