14:24 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Vokrri në Bruksel bashkë me agjentin e Edon Zhegrovës (Foto)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndodhet për vizitë në Bruksel.

Ai me këtë rast ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, së bashku me biznesmenin e suksesshëm kosovar, Xhevat Abazi, që njëherësh është edhe menaxher i futbollistit të spikatur kosovar, Edon Zhegrova.

Me këtë rast ata janë pritur nga zyrtari i lartë i ambasadës, Jeton Krasniqi.

Sic duket pritet që Vokrri dhe Abazi të arrijnë një marrëveshje për Edon Zhegrovën që ta përfaqësoj Kosovën. Futbollisti kosovar tani luan te klubi i njohur nga Belgjika, Genku./IndeksOnline/