Vrasja e 8 personave në Shqipëri, Edi Rama e mbyllë gojën
Në Vlorë pasditen e djeshme u vranë 8 persona nga Ridvan Zykaj, ndërkohë që policia u ngrit në këmbë për të kapur autorin e armatosur, arrestim i cili u bë ditën e sotme rreth orë 6:30.
Por pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë që nuk tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin, kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asnjë prononcim.
Ajo cka është e habitshme në këtë mes është fakti se ai rreth një orë më parë ka postuar një faqen e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike ne vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur, por pa folur në lidhje më masakrën e Vlorës që la pas 8 të vdekur.
Duket se mania e kryeministrit për të propaganduar ‘arritjet’ e tij i tejkalon edhe ngjarje të tilla, pasi një kryeministër normal së paku do tu kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, por jo kreu i qeverisë shqiptare; ky i fundit uron me paturpësinë më të madhe ‘fundjavë të mbarë’.
Lidhur më këtë postim shumë komentues i janë sulur në shenjë indinjomi Ramës.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ”- shkruan Rama.