14:55 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Vrasja e Ivanoviqit, Serbia keqkupton deklaratën e profesorit amerikan!

Qeveria e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit amerikan, Edward P. Joseph, i cili tha se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mund të ishte pikërisht ajo për të cilën ka pasur nevojë Kosova.

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, duke keqkuptuar tërësisht deklaratën e zyrtarit nga SHBA-ja, shprehi habinë që profesori tha ato fjalë. Ai shpreson se deklaratat e tilla nuk e mbështesin politikën zyrtare të Amerikës, transmeton Indeksonline

“Nuk mund ta imagjinoj që dikush, dhe sidomos një profesor universitar, mund të thotë se nga vdekja e një njeriu mund të dalë diçka e mirë. Që nga viti 2000, më shumë se 1,000 serbë janë vrarë në Kosovë dhe pak janë përgjigjur. Deklaratat e tilla nuk mund të kontribuojnë për sigurinë e serbëve në Kosovë, marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh Stefanoviq.

Ndryshe, profesori nga Uashingtoni duke analizuar rastin e vrasjes së Ivanoviq, përmes një teksti të botuar në Foreign Policy me titull “Vrasja mund të jetë pikërisht ajo për të cilën ka pasur nevojë Kosova”.

Sipas tij, Ivanoviqin ishte lider shumëvjeçar i komunitetit serb në Kosovë dhe thekson se atentatin ndaj tij e kanë kryer “me siguri elementë të fuqishëm kriminalë” të cilë, siç është shprehur ai, vlojnë “në veri, ku nuk sundon ligji”. /Indeksonline/