16:14 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vritet futbollisti i skuadrës së njohur latine

Alejandro Peñaranda Trujillo, lojtar i skuadrës kolumbiane, Deportivo Cali është vrarë mbrëmë me armë zjarri.

Futbollisti ishte në pushime me familje kur një person kishte kaluar gardhin e shtëpisë ku ndodhej ai për të gjuajtur me breshëri plumbash.

Peñaranda Trujillo është vrarë ndërsa një person tjetër është plagosur.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes. Alejandro Peñaranda Trujillo këtë edicion luajti si i huazuar te skuadra e njohur kolumbiane, Cortulua./Indeksonline/