12:05 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vritet këngëtarja e njohur turke

Një këngëtare e njohur turke është vrarë në Turqi.

Këngëtarja e njohur turke Hacer Tulu është qëlluar për vdekje në një klub nate ku kishte turistë nga vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja 40 vjeçare, e cila është e popullarizuar shumë në Turqi dhe ka milionë vieës në këngët e saj në Youtube, është qëlluar për vdekje gjatë një mbrëmjeje muzikore në një klub nate në Bodrum, në perëndim të Turqisë.