16:00 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vritet një person në Lipjan

Një person është vrarë sot në fshatin Tërbovc të Lipjanit.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj bëhet fjalë për një mashkull të moshës 54 vjeçare , i cili pasi që është qëlluar me armë zjarri nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rast vrasje ne fshatin Tërbovc te Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes” ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se tashmë Policia e Kosovës po mundohet në zbardhjen e rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në vrasjen e personit./Indeksonline/