75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq mbledh krerët e sigurisë në Serbi, pas aksionit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka ftuar në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë dhe policisë serbe, pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës.

Siç raportojnë mediat serbe, në takim janë prezent ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilloviq, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratistllav Gasiq, udhëheqës i BIA-s.

Pos këtij takimi, Qeveria e Serbisë ka thirrur një mbledhje urgjente në të cilën do të diskutohet për gjendjen në Kosovë. /Indeksonline/