16:07 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

VW i vjetër ushtarak bëhet gati për ankand

Njejt sikurse Jeep, Mercedes-Benz dhe prodhues tjerë të makinave, edhe Volkwsagen kishte një makinë ushtarake të zhvilluar për t’u përdorur në terrene të vështira.

Ajo qëndroi në prodhim midis 1968 dhe 1983, ku gjatë këtyre viteve u prodhuan më shumë se 90,000 njësi, duke përfshirë 2,000 sosh për përdorim civil.

Në Gjermani, ajo njihej si Type 181, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar ajo quhej Trekker. Në Indonezi, u pagëzua Camati, në Meksikë u referohej si Safari, dhe në Shtetet e Bashkuara thjesht u quajt … ‘the Thing‘.

Të gjitha versionet e automjetit ushtarak Volkswagen kishin aerodinamikën e një tulle dhe komoditetin e një dërrase druri. Dhe kjo është në rregull, sepse ato nuk supozohej të përdoreshin në Rivierën Franceze, por në terrene të vështira. Pra, sa herë që prisheshin, ato mund të rregulloheshin në vend me mjete bazë dhe pjesë rezervë.

Makina ka paksa ndryshk dhe në disa vende është e goditur, por do të ishte projekt i përsosur për restaurim. Kjo makinë ikonike pritet të dal në ankand më 17-18 janar 2019 dhe deri tani shtëpia e ankandit nuk ka lëshuar ndonjë shifër sa i përket cmimit. /IndeksOnline/