18:31 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

VW prezanton modelin e ri Touareg [Foto]

Volkswagen ka zbuluar modelin e ri Touareg, i cili pritet të lansohet gjatë kësaj vere.

Kjo është gjenerata e tretë e këtij SUV-i, i cili thuhet se është i pajisur me teknologjinë më të avancuar që VW ka bërë ndonjëherë.

Tourag i ri tani është më praktik se modeli paraprak, ndërsa ka platformën e re MLB sikurse Audi Q7 e Bentley Bentyaga.

Për momentin jane bere publikë 4 motorë, 3 diesel dhe 1 me benzinë :

3.0 TSI me 340 kuajfuqi
3.0 TDI V6 me 231 kuajfuqi
3.0 TDI V6 me 286 kuajfuqi
4.0 BiTDI V8 me 422 kuajfuqi

Gjithashtu do të ketë edhe motorë hybrid që do të prezentohen me vonë.

Cmimi fillestar i veturës është 58,000 euro. /IndeksOnline/