09:54 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Wembley”, nikoqir i ndeshjes kryesore sot në Ligën e Kombeve

Në kuadër të Ligës së Kombeve, sot do të zhvillohen shtatë ndeshje interesante.

Padyshim, ndeshja më interesante do të zhvillohet në ”Wembley” mes Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të Ligës A4.

Kroacia, pas fitores ndaj Spanjës së fundmi, sot do ta sfidojë Anglinë e Gareth Southgate, ku shpreson në rezultat pozitiv, transmeton IndeksOnline.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në Zvicër, ku helvetikët janë nikoqir të Belgjikës.

Në krye me futbollistët shqiptarë, ”gjenerata e artë” e Belgjikës do ta ketë një përballje mjaft interesante.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A2, teksa të dyja Kombëtaret kanë nevojë vetëm për fitore.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Irlandë e Veriut – Austri, Greqi – Estoni, Hungari – Finlandë, Moldavi – Luksemburg, San Marino – Bjellorusi./IndeksOnline/