17:37 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

West Ham e prezanton Joao Marion me lojën e famshme Super Mario (Video)

Skuadra e njohur angleze, West Ham United e ka prezantuar blerjen e bujshme të janarit. Ylli portugez e ka braktisur Interin duke vazhduar karrierën në futbollin anglez.

Por, për ta bërë më interesante, West Ham ka zgjedhur një mënyrë qesharake për ta prezantuar Joao Marion.

Ata kan zgjedhur një video të shkurtër të lojës së famshme kompjuterike, Super Mario për t’i uruar mirëseardhje yllit të ri./Indeksonline/