08:37 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Wilder – Fury, reagimi i Pacquiao pas meçit është tejet i sinqertë

Për përballjen mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

Shumë besuan se Fury e ka merituar fitoren pas dominimit në të shumtën e raundeve.

Por, dy nokautet në fund të meçit nga Wilder, ndërruan epilogun e gjyqtarëve, transmeton IndeksOnline.

E tani, në lidhje me përballjen që përfundoi baras në Las Vegas, ka reaguar edhe boksieri i famshëm, Manny Pacquiao.

Pacquiao përgëzoi dy boksierët për paraqitjen e tyre, derisa tha se mezi e pret një revansh.

”Respekt për Furyn që qëndroi në planin e tij të lojës dhe për Wilder që mbylli hendekun me dy nokaute të mëdha. Mezi pres që ta shoh revanshin”, shkroi Pacquiao në Twitter./IndeksOnline/