12:13 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Wilder – Joshua, do të ndodhë pas meçit me Parker!?

Meçi mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua mund të ndodhë, nëse ky i fundit mposht Joseph Parkerin.

Kështu thotë, Wilder i cili beson fuqishëm se meçi mes Joshuas dhe tij do të ndodhë gjatë këtij viti.

Joshua do të luftoj me Parkerin në “Cardiff” më 31 mars, transmeton IndeksOnline.

“Unë do të luftoj me të. Kjo do të jetë e mrekullueshme. Por në fillim duhet pritur duelin me Parkerin”, ka thënë Wilder.

“Unë besoj se Parker do ta fitoj këtë duel. Por shpresoj të jetë e kundërta për shkak se dua të takohem me Joshuan”, përfundoi amerikani.

Wilder meçin e parë për vitin 2018 do ta ketë më 3 mars, kundër Luis Ortiz./IndeksOnline/