Xavi: Kam tentuar të sjellë Neymarin, Pedron dhe Messin përsëri te Barça
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për kohën e tij si trajner i Barcelonës.
Spanjolli, foli për tema të shumta përfshirë suksesit të tij trevjeçarë aty.
Xavi, më tutje tregoi se kishte tentuar të rikthente Neymarin, Pedron dhe Messin, pas rikthimit të Dani Alvesit që e kishte bërë atë kohë.
“Si trajner i Barçës, e riktheva Dani Alvesin… dhe u përpoqa të riktheja edhe Neymarin, Pedron dhe Messin. Pedron dhe Neymar nuk mundën të nënshkruanin për shkak të situatës ekonomike. Për Leo Messin, presidenti Laporta nuk e donte atë”, u shpreh Xavi.
Xavi, kishte qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2021 deri në 2024, ku arriti të fitojë La Ligën dhe Superkupën e Spanjës./IndeksOnline/

