19:34 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xavi sheh vetveten tek ky futbollist i Barcelonës

Xavi Hernandez është ndër mesfushorët më të mirë në histori të futbollit dhe të Barcelonës.

Që nga largimi i tij Barcelona ka pasur problem të gjej zëvendësuesin e tij. Por sipas Xavit ekipi katalunas e ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Indeksonline.

Sipas Xavit, mesfushori i talentuar brazilian Arthur Melo është pasardhësi i tij tek klubi katalunas.

“Unë shoh vetveten tek Arthur kur e shoh atë në televizor. Ai mendon shpejtë. Ka talent natyral por më e rëndësishmja është se ai ende ka hapësirë për përmirësim” u shprehë Xavi për Catalunya Radio.

Arthur Melo në ndeshjet e fundit është shndërruar në futbollistët më të rëndësishëm tek Barcelona. /Indeksonline/