14:38 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Xhaferi: Mijëra amendamentet për gjuhën janë veprim politik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një takim me gazetarët shprehu pikëpamjet e tij për pengesën që ka hasur miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve që, pas refuzimit të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov për ta dekretuar, është rikthyer në parlament.

Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se ”vendimi për amendamentet nuk ka një synim të sinqertë, por bazohet vetëm në deklaratat e opozitës se do të pengojnë miratimin e ligjit”.

“Ligji ka gjithsej tetë faqe me rreth 4 000 fjalë, ndërsa ka 35 000 amendamente të parashtruara, që flet për josinqeritetin e parashtruesit, ndërsa vetëm neni 22, i cili flet për gjobat, ka 33 834 amendamente të parashtruara”, theksoi Xhaferi.

Në bazë të procedurave parlamentare ligji duhet të miratohet brenda një afati 30-ditor duke informuar se deri sot janë përkthyer rreth 17 mijë amendamente, gjë që komplikon akoma më shumë situatën.

Sipas këtij ligji, parashikohet që në të gjitha organet shtetërore të vendit, përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që flitet nga 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe shkrimi i saj, në këtë rast gjuha shqipe.

Temat: