14:51 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Xhaka: Kurrë nuk do të ndalem!

Granit Xhaka ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ylli i Arsenalit ka falënderuar tifozët për përkrahje gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Xhaka dhe Zvicra u eliminuan në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposhtën nga Suedia me rezultat minimal 1 me 0.

Lojtari kosovar thotë përmes një shkrimi se nuk do të ndaloj së luftëtuari.

“Ishte një udhëtim i pabesueshëm në Kupën e Botës me këtë ekip dhe këta miq dhe është e dhimbshme kur e sheh se ka mbaruar. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen përgjatë rrugës . Unë jam shumë i lumtur që përfaqësoj vendim tim në një Kupë Bote. Kurrë nuk do të ndaloj të luftoj. Ky është futbolli, kjo është jeta. Faleminderit”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mesfushori shënoi një gol në këtë Kampionat Botëror./IndeksOnline/