Xhaka me shokë arrin në SHBA, gati për Kupën e Botës
Kombëtarja e Zvicrës ka shkelur në tokën amerikane.
Të udhëherqur nga Granit Xhaka, ”helvetikët” kanë zbarkuar në qytetin e San Diegos, në orët e para të mëngjesit, derisa janë sistemuar në hotel, shkruan IndeksOnline.
Pos Xhakës, pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës do të jetë edhe futbollisti tjetër shqiptar, Ardon Jashari.
Udhëtimi i tyre ishte maratonik, ku fluturimi nga Aeroporti i Cyrihut në San Diego zgjati më shumë se 15 orë.
Kombëtrarja zvicerane do të jetë në grup bashkë me Katarin, Bosnjën dhe Kanadanë, derisa ndeshjen e parë do ta luaj më 13 qershor./IndeksOnline/

