22:19 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Xhemaili shpallet futbollist i ndeshjes (VIDEO)

Zvicra barazoi me rezultat 2-2 në ndeshjen kundër Kosta Rikës të vlefshme për xhiron e fundit të grupit E.

Blerim Xhemaili shënoi golin e parë për helvetikët duke i siguruar kualifikimin për në rundin tjetër.

Ai është shpallë futbollist i ndeshjes nga fansat që kanë votuar në faqen zyrtare të FIFA-së.

Xhemaili përveç golit pati edhe një paraqitje shumë të mirë. /IndeksOnline/