14:09 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri nga Rusia falënderon Zhegrën (Foto)

Xherdan Shaqiri assesi nuk e harron vendlindjen e tij.

Ylli kosovar që luan në Kombëtaren e Zvicrës ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet vendi i tij i lindjes, Zhegra, shkruan IndeksOnline.

Shaqiri shënoi golin e fitores për ekipin e Zvicrës ndaj Serbisë dhe kjo i bëri krenarë gjithë tifozët shqiptarë, por në veçanti fshatin në Komunën e Gjilanit.

“FLM Zhegra”, ka shkruar Shaqiri në foton ku shihet një baner i madh i vendosur në fshatin e tij.

Kujtojmë që Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finales dhe në këtë fazë do të takohet me Suedinë./IndeksOnline/