09:10 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Yjet e futbollit festojnë në Ibiza/ Fabregas i jep fund beqarisë (Foto)

Një familje e tërë futbollistësh u mblodhën në Ibiza për ta festuar martesën e Cesc Fabregas me Daniella Semann.

Mesfushori spanjoll ishte i rrethuar nga yjet e futbollit në festën e tij, shkruan IndeksOnline.

Fabregas dhe Daniella janë në lidhje që një kohë të gjatë. Ata janë prindër të tre fëmijëve, Lia, Capri dhe Leonardo.

Daniella po ashtu ka dy fëmijë nga lidhja e parë, Maria dhe Jozefi.

Në këtë mbrëmje kishte shumë futbollistë të njohur, duke filluar nga John Terrry, Lionel Messi, Jordi Alba, Thierry Henry, Davide Zapacosta, Ross Barkley, Luis Suarez, N’Golo Kante e deri te Carles Puyol./IndeksOnline/