Kompletohet A.C Milan, ky është administratori i ri i skuadrës
Kompletohet organika drejtuese e AC Milan. Pas Gazidis, që do të marrë vendin e administratorit të deleguar duke nisur nga data 1 dhjetor 2018, Umberto Gandini do të kthehet në klubin kuqezi.
Arsenal dhe Milan kanë zyrtarizuar faktin se pas dy muajsh drejtuesi i klubit londinez do të bëhet administratori i ri i deleguar, duke zëvendësuar Fassone, teksa kuqezinjtë kanë rikthyer një tjetër figurë.
Gandini do të prishë kontratën me AS Roma dhe do të rikthehet në klubin ku punoi për shumë vite, derisa u largua bashkë me Fabio Capello për të shkuar në kryeqytetin italian.
Gandini do të ketë detyrën e shefit të marrëdhënieve me UEFA dhe klubet e tjera.