17:03 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Ylli i Atletico-s pëson një lëndim, merret vesh se a do të jetë pjesë e finales (Foto)

Machin Vitolo, futbollisti i Ateltico Madrid ka pësuar një dëmtim të vogël.

Anësori spanjoll, kë pasur një tërheqje muskulore gjatë stërvitjeve të fundit dhe ka nisur menjëherë me rehabilitim, transmeton IndeksOnline.

Sipas klubit spanjoll, 28-vjeçari do të jetë i gatshëm për finalen e madhe në Europa Ligë, ndaj Marseille-s.

“Vitolo ka pësuar një lëndim. Ai do të fillojë me sensione terapike fizike dhe do të punojë në palestër. Kështu që ai do të jetë në dispozicion për finalen e Europa Ligës”.

Skuadra e Atletico Madrid luan finalen më 16 maj, ndaj Marseille në stadiumin e Lyonit./IndeksOnline/