16:12 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Barcelonës i lumtur që CR7 u largua nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets, shpreson që Real Madridi do të vuajë pas shitjes së Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere.

Portugezi u transferua në Juventus për 112 milionë euro, duke u larguar nga Bernabeu pas 9 vjetëve.

Ronaldo ka qenë i pamëshirshëm ndaj Barcelonës gjatë kohës sa ishte lojtar i Realit, ku i ka shënuar 18 gola në 31 ndeshje të “El Clasicos”.

“Shpresoj që ai do t’iu mungojë atyre dhe ta vërejnë mungesën e golave të tij”, tha spanjolli për El Pais.