15:33 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ylli i Dawson’s Creek, baba për herë të pestë

James Van Der Beek nuk pret të ketë ekipin e tij të basketbollit në shtëpi. 40-vjeçari, ylli i Dawson;s Creek bëri të ditur se bashkëshortja e tij, Kimberly është në pritje të fëmijës së tyre të pestë.

“I lumtur, përtej besimit, për tu bërë të ditur se ne do të kemi një tjetër fëmijë në familje”, shkruan ai në Instagram, bashkë me foton ku shfaqen katër fëmijët e tyre që vizatojnë barkun e rrumbullakosur të Kimberly.

“Thashë ‘përtej besimit; sepse disa njerëz ndoshta pyesin se mos na ka ikur mendja, gjë për të cilën ne jemi shumë mirë, dhe nuk mund të jem më i lumtur se kaq. Apo mirënjohës”, vijon James. Mes komenteve dallohet dhe ajo e ish partneres së tij në film, Katie Holmes që komenton: “Uau! Urime!”.