22:47 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i PSG-së arrin marrëveshje me Barcelonën

Adrien Rabiot është shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën.

Referuar gazetës sportive spanjolle, “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka ofruar Rabiot një pagë prej 10 milionë euro në sezon dhe Paris Saint-Germain po tenton që të afrohet me propozimin e katalanasve, ndonëse mbeten ende 2 milionë euro poshtë.

Përpjekja e fundit e parisienëve është rritja e incentivave, e përkthyer në bonuse, që lidhen me arritjet e klubit.

PSG po tenton gjithçka për të mbajtur futbollistin, edhe pse marrëdhënia mes dy palëve po tensionohet gjithmonë e më shumë.

Rabiot po refuzon nënshkrimin e rinovimit të kontratës në “Parc des Princes”, me zemrën e tij që kërkon të transferohet te ekipi blaugrana.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk e ka me nxitim pas blerjes së Arturo Vidal, por gjithsesi vijon të ndjekë futbollistin e PSG, me shpresën që Rabiot të zëvendësojë finalistin e Kupës së Botës, Ivan Rakitic.

“Nuk jam ende i sigurtë nëse do të qëndrojë. Unë dua që ai të qëndrojë, por është në dorën e tij. Ai ka shumë potencial dhe mund të përmirësohet edhe më shumë”, deklaroi trajneri i PSG, Thomas Tuchel.

Temat: