14:53 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ylli i Realit i ndërpret pushimet, niset për Amerikë

Real Madridi është befasuar në mëngjesin e sotëm. Në Valldebebas ka arritur pa asnjë paralajmërim ylli i skuadrës, Isco. Mesfushori spanjoll i ka ndërprerë pushimet për tu bashkuar me skuadrën.

Madje, Isco ka rezervuar edhe biletën e aeroplanit dhe do të niset sot pasditë në Miami me skuadrën.

Ish ylli i Malagës synon që të stërvitet në dy ditët e ardhshme për të qenë pjesë e ndeshjes me 1 gusht kundër Manchester United.

Tekniku, Julen Lopetegui, tashmë ka në dispozicion 20 futbollistë të ekipit të parë për turneun e Amerikës./Indeksonline/