10:08 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Yllka Gashi e nis ditën me Rita Orën (Foto)

Yllka Gashi edhe pse ka kohë që nuk është paraqitur me ndonjë rol televiziv apo teatër, ajo mbetet edhe më tej si një nga aktoret më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut. Ajo u bë e dashur me rolin e saj Zana në serialin e parë të pasluftës “Familja Moderne”, shkruan Indeksonline.


Yllka ka vite që është shpërngulur në Amerikë me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Por për ndjekësit e saj ajo shpesh poston fotografi në rrjetet sociale.


Aktorja së fundmi përmes një instasory ka treguar që është duke e dëgjuar perfomancën e fundit të Rita Orës atë “For You”. Performancë kjo që ka mahnitur të gjithë./Indeksonline/