23:29 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zaev: Referendumi ishte i suksesshëm, nuk e kam ndërmend të dorëhiqem

Kryeministri i Maqedonisë i është drejtuar popullit sonte për herë të dytë. Në konferencën e fundit ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet por se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kalojë në procedurë parlamentar, e në që nuk sigurohen 2/3 e votave, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Zaev fundi i nëntorit do të ishte kohë e përkryer.

“Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Zaev.

Zaev ka thënë se shpreson që Parlamenti do ta respektojë vendimin e votuesve në referendum që sipas tij është i suksesshëm sepse mbi 90% e votuesve ishin PRO marrëveshjes.

“Qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre treguan se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Më në fund çdo qytetari sjelli vendimin e vet. Kjo është vlera e demokracisë. Ata që votuan pro dhe kundër ishin ata që morën përgjegjësi. Më në fund vendosën votat e atyre që votuan”, tha Zaev.

Kryeministri maqedon nuk ka hezituar të falënderojë një pjesë të funksionarëve të VMRO-së që dolën në votime.

Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan PËR dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Maqedonia evropian ka marrë më tepër vota nga çdo fitues në zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Tani, kur kemi shumicë të përcaktuar për Maqedoni evropiane, është koha deputetët ta ndjekin zërin e shumicë, me qëllim të përshpejtojmë proceset për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Vota për është thirrje për të gjithë partitë politike t’i bashkëngjiten projektit. Të bashkohemi gjithë deputetët dhe të dërgojmë vendin aty ku e ka vendin në BE dhe NATO”, ka shtuar Zaev.

Sipas tij marrëveshje më të mirë nuk ka dhe nuk mund të ketë me Greqinë dhe se nuk duhet luajtur lojëra me të ardhmen e Maqedonisë.

“Çështjet nacionale janë mbi të gjitha çështjet tjera”, ka përfunduar Zaev./Indeksonline/