21:42 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohen vazot e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Të shtunën do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit.

Megjithatë, ende pa përfunduar sezoni janë zbuluar vazot për sezonin e ardhshëm që pritet të filloj në gusht, shkruan indeksonline.

Para hedhjes së shortit, skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në katër vazo nga më të forta në ato më të dobëta.

Bartësit e grupeve (vazo 1) pritet të jenë, Atletico Madrid, Bayern Munchen, Barcelona, Juventus, PSG, Manchester City, Lekomotiva e Moskës dhe fituesi i finales.

Më poshtë është paraqitur tabela me renditjen e klubeve nëpër vazo. /IndeksOnline/