11:30 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse Shaqiri e refuzoi Man Unitedin për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri e ka refuzuar mundësinë të luajë për Manchester Unitedin duke pranuar ofertën e Liverpoolit të Jurgen Klopp, gjithnjë sipas mediave në Zvicër.

Anësori zviceran u transferua në Liverpool për 13 milionë funte muajin e kaluar dhe shënoi një gol të bukur me gërshërë në debutim ndaj Man Unitedit në International Champions Cup.

Siç shkruan e përditshmja zvicerane, Blick, West Hami, Southamptoni dhe Manchester Unitedi ishin interesuar për ish-anësorin e Stoke Cityt, por nuk ia dolën ta mposhtin Liverpoolin në këtë garë.

Blick raporton se mundësia për të punuar me Klopp e bindi Shaqirin ta refuzojë Man Unitedin dhe të transferohet në ”Anfield”, derisa ish-anëtari i Baselit impresionoi menjëherë te skuadra e Liverpoolit.

Image result for shaqiri goal vs man united

Shaqiri ka folur për admirimin e tij për Klopp këtë muaj, duke thënë se e pëlqen stilin e lojës së trajnerit të Liverpoolit që një kohë të gjatë.

”E admiroj Jurgen Kloppin që një kohë të gjatë pasi që skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një person fantastik”, tha ai.

”Është e rëndësishme për mua të punoj me të dhe njerëzit që komunikojnë mirë me karakter të mirë”.

”Ne kemi folur me të rreth rolit tim. Atij i pëlqej si lojtar dhe siç e dini, trajneri nuk i merr lojtarët për asgjë”.

”Ai i di aftësitë e mia dhe ai më njeh mua që një kohë të gjatë. Mund të luaj në të gjitha pozicionet në sulm”, tha futbollisti me prejardhje nga Kosova./IndeksOnline/